Letra prekëse e Gerta Hetës

Këngëtarja dhe moderatorja Gerta Heta që prej muajsh është përfolur për shtatzëninë e saj, ka lindur përpara kohe.
Gerta që ishte në pritje të dy vajzave binjake, solli në jetë vetëm një prej tyre.
Këngëtarja ka shkruar një letër prekëse në adresë të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, ku ka falënderuar me përulësi stafin e mjekëve dhe infermierëve, që vogëlushja Matea, e cila luftoi për jetën për gati dy muaj, arriti të mbijetojë.
“Ato erdhën në jetë të dyja, shumë para kohe, po vetëm Matea arriti të mbijetojë. Matea ime luftarake që falë dëshirës së të madhit Zot për të mos ma copëtuar shpirtin përjetë, e falë punës së jashtëzakonshme të bluzave të bardha të S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë”, sot është në shtëpi pas 50 ditësh në reanimacion. Lindi 1000 gramë, sot vetëm 1530 gramë, shumë rrugë për të bërë, por shpresoj që luftën më të madhe, atë për jetën e fituam. Mirënjohje për stafin shumë human të reanimacionit të bebave. Keni gjithë bekimet e një nëne. Jua puth duart me përulësinë më të madhe.”
Pas publikimit të kësaj letre në llogarinë zyrtare në Facebook, një nga mjekët që ka ndjekur gjendjen e Mateas, shpjegoi më poshtë me terma më profesionalë cila ishte situata e vogëlushes që tani është në gjendje të mirë.

Advertisement