Në këtë botim, muzikanti amerikan (që ka shkruar së bashku me Courtney Love albumin CELEBRITY SKIN të vitit 1998) ndan me lexuesit refleksionet e tij mbi rock n’ rollin, mbi abuzimin me drogërat dhe humbjen e Kurt Cobain. Libri do të dalë tre ditë pas 18 vjetorit të vdekjes së artistit (5 prill 1994). Erlandson ka deklaruar për The New York Times, se fillimisht nuk e ndiente se kishte të drejtë të shkruante një libër mbi Kurt, por dy vite më parë e bëri në mënyrë shumë të natyrshme dhe vazhdoi… Eric nuk i ka thënë kurrë vejushës së Cobain për ekzistencën e librit. Mes tyre ka pasur shumë probleme gjatë ndarjes së grupit HOLE në 2002-in. Kitarristi ka rrrëfyer se njëri prej kapitujve të librit i dedikohet pikërisht Courtney-t, ndaj pret reagime të saj.