Leonardo DiCaprio do të jetë protagonisti i filmit “Nightmare Alley”, që do të ketë si regjisor fituesin e çmimit “Oscar”, Guillermo del Toro.
Historia përqendrohet tek një mashtrues i ri, rol të cilin e ka DiCaprio, që nis një marrëdhënie me një psikiatre, akoma edhe më e korruptuar se ai.
Të dy, fillimisht arrijnë të kenë sukses, duke mashtruar persona të tjerë, por më pas gruaja rezulton të jetë një manipuluese.
/ATA/


