Thojini “lamtumirë” njollave të djersës me këto produkte shtëpiake

Temperaturat e larta, një problem madhor është ruajtja e një pamje të freskët gjatë gjithë ditës. Një problem shumë i rëndësishëm me të cilin përballemi shumë prej nesh, është pikërisht djersitja dhe njollat prej saj.

Ju ka ndodhur ndonjëherë të nxitoni për diku dhe papritur vini re se poshtë sqetullave të bluzës apo këmishës ju janë krijuar njolla nga djersa? E dimë që është diçka tepër shqetësuese. Përveç se është aspak komode, një njollë e tillë nuk është e hijshme për syrin.

Advertisement

Antidjersat mund të arrijnë të mbajë lëkurën e thatë për disa orë, por sërish nuk na mbajnë larg njollave. Por ka disa mënyra të tjera shumë të thjeshta për t’i eleminuar ato.

Pudra

Pudra e bebeve thith lagështinë dhe ndalon çlirimin e tepërt të djersës. Vendosni paksa pudër bebeje nën sqetulla përpara se të dilni, për të shmangur fenomenin e “pellgjeve”.

Soda e bukës

Soda e bukës bën reduktimin e faunës bakeriale, kështu që mjafton të vendosni pak nga ky komponim kimik për të hequr qafe njollat.

Uthulla e bardhë

Uthulla e bardhë ka pothuajse të njëjtin efekt si anti-djersa, vetëm se është tërësisht natyrale dhe miqësore me lëkurën. Mjafton aplikimi i saj përmes një topi pambuku në pjesën e nënsqetullave, për t’i thënë lamtumirë problemit të njollave.

Të gjithë këto produkte janë lehtësisht të gjendshme dhe besojmë se shumë prej jush I keni në shtëpitë tuaja. Harrojini njollat, shijoni verën lehtësisht pa pasur probleme të tilla.

/News31/