Organizata “Aharity” i ka bërë thirrje Leonardo DiCaprio-s që të marrë pjesë në një debat lidhur me skandalin e korrupsionit në Malajzi. Ky korrupsion lidhet me bamirësinë e aktorit dhe prodhimin e filmit “The Wolf of Wall Street 2013″.
Kohët e fundit është zbuluar se janë zhdukur 7 miliardë $, të cilat i ishin dhënë Malajzisë nga fondacioni “Leonardo DiCaprio” dhe dyshohet se Leonardo ka shpenzuar 1.1 milionë $ prej tyre.
Një organizatë bamirëse me bazë në Zvicër i ka kërkuar DiCaprio-s të marrë pjesë në një debat publik në Londër në lidhje me skandalin “Rikuperimi i vjedhjeve të aseteve shtetërore malajzeze”. Gjithashtu organizata bamirëse ka thënë se paratë e DiCaprio-s janë të pista.
Themeluesi i “Red Granite”, nipi i kryeministrit malajzez, ka thënë:
“Ne jemi të interesuar për të mësuar më shumë në lidhje me financat e fondacionit “DiCaprio””.
Ndërsa përfaqësuesit e aktorit ende nuk kanë dhënë versionin e tyre./Blitz.al/