Leonardo Di Caprio dëshiron të interpretojë Vladimir Putin

Ylli i filmit më të përfolur pë momentin “The Revenant”, Leonardo Di Caprio, ka zbuluar se dëshiron të interpretojë rolin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Aktori, pas një interpretimi mbresëlënës që e ka pozicionuar si një ndër kandidatët më të fortë për të fituar çmimin “Oscar”, duket se ia ka vënë syrin një tjetër roli të vështirë, por që do të ishte një plus i madh për karrierën e tij.

Advertisement

Lidhur me këtë ambicje Di Caprio ka folur në revistën gjermane “Welt” duke thënë se: “Roli i Putin do të ishte shumë, shumë interesant. Do të doja shumë ta interpertoja”

Gjithashtu ai ka shtuar se “Duhet të realizohen më shumë filma për historinë e Rusisë, sepse ka ngjarje të ngjashme me ato shekspiriane. Eshtë magjepëse për një aktor. Lenini është një rol që do të më interesonte, por do të doja të interpertoja dhe Rasputinin”, ka thënë di Caprio.