Leona Lewis rikthehet me një superhit, i cili i paraprin albumit të saj të dytë që do të publikohet në muajin nëntor. Kënga quhet “Happy” dhe është e mrekullueshme. Është një hit i sigurt, që do të bëjë shumë njerëz të qajnë kur t’a dëgjojnë. Leona është bashkëautore e këngës, së bashku me Ryan Tedder i One Republic dhe Evan Bogart, të cilët fshihen edhe pas suksesit të “Bleeding Love”. “Happy” është një epikë, emocionale, një himn i fuqishëm dhe Leona tingëllon po aq mrekullueshëm. Mjafton t’a dëgjoni një herë dhe do të dashuroheni me të.
Leona Lewis “Happy”
Tuesday, March 10, 2026
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


