Lehtësimi i efekteve të krizës, Banka shton paranë fizike në treg, gati prerja e re 10 mijë lekëshe

Banka e Shqipërisë ka rritur kapacitetet operacionale për të garantuar furnizimin e pandërprerë të ekonomisë me monedhë dhe kartëmonedhë.

Banka e Shqipërisë ka marrë disa masa për të lehtësuar efektet e krizës së COVID-19. Në një njoftim, Banka e Shqipërisë bën me dije se krahas uljes së normave të interesit dhe shtyrjes së afateve për pagesën e kredisë, banka tregonte edhe për paranë fizike. Më tej mësohet se gjatë muajve të fundit banka ka shtuar ndjeshëm sasinë e parave cash, pra të kartëmonedhave.

Advertisement

Deri në datën 23.4.2020, paraja në qarkullim është rritur me 6.4 miliardë lekë krahasuar me 31.3.2020 dhe me 9.6 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2019. Në muajin prill 2020, paraja në qarkullim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 5.7 miliardë lekë (6.4 miliardë kundrejt 0.7 miliardë) dhe nga fillimi i vitit është rritur me 9.4 miliardë lekë (9.6 miliardë kundrejt 0.2 miliardë në 2019). Në plotësim të nevojave në perspektivë për para fizike, Banka e Shqipërisë po ndjek me prioritet procedurat për prodhimin e kartëmonedhave të serisë së re, prerjet 1000 lekë dhe 10000 lekë, të cilat do të hidhen në qarkullim brenda këtij viti”, theksohet në njoftim.

Banka e Shqipërisë ka rritur kapacitetet operacionale për të garantuar furnizimin e pandërprerë të ekonomisë me monedhë dhe kartëmonedhë.

Burimi: Dosja.al