Reperi Ledri Vula është bërë kryeqendra e lajmeve rozë sidomos përsa i përket ndarjes së tij nga ish e dashura Adela, fakt që ky i fundit e konfirmoi në “Top Show Magazine” duke thënë se ende ka ndjenja karshi Adelës dhe se fakti që janë ndarë nuk do të thotë se nuk ka më dashuri për atë. Këto deklarata e kanë prekur publikun dhe sidomos fansat e tij. Por edhe pse Ledri së fundi u përfol shumë për lidhjen me Adelën, të gjithë jemi ende kurioz për ndarjen e tij të mëparshme nga Dafina Zeqiri. Ledri i ftuar në emisionin “Express Rozë” në një mënyrë diplomatike i është përgjigjur pyetjes se përse u nda nga Dafina. “Jemi shumë më të mirë si shokë se sa si të dashur. Dafinën e kam shumë shoqe dhe më mirë funksionojmë kështu”, është përgjigjur reperi.