Ledri Vula publikon këngën e re “Amerikana”

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar prej ditësh, reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.“Amerikana” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop. Muzika është punuar nga producenti Big Bang në studion RedBox Entertainment, gjersa për tekstin është kujdesur vet Ledri.

Foto: Ledri Vula/YouTube

Advertisement

Kënga është vizualizuar edhe me klip, ku nën frymën e titullit të saj dominojnë pamjet me flamurin amerikan.

Ana vizuale është punuar nga produksioni Sekuencë Studio në Prishtinë.

“Amerikana” duke se është një këngë e suksesshme e Ledrit për të përmbyllur vitin 2021.

Përgjatë këtij viti ai ka qenë mjaft aktiv në muzikë, duke sjell një këngë solo “Don mo” si dhe disa bashkëpunime, si ai me Taynën “Tana”, dhe ai “Ça bone” me reperët Lumi B dhe Gjiko. /Telegrafi/