Pas shumë javë pritjeje, në familjen Hoxha-Liço ka mbërritur pjesëtari më i ri.
Blitz.al bëri të ditur pak më parë se Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë bërë prindër, pasi ditën e sotme Sara ka sjellë në jetë djalin e tyre.
Me një postim në Instagram, moderatori i njohur i Top Channel ka treguar edhe emrin e vogëlushit: London Noor Liço. Blitz.al ka kontaktuar me Liçon, i cili ka konfirmuar emrin e djalit.
Mbase dashuria që dy të rinjtë kanë për njëri-tjetrin dhe fakti që kjo dashuri lindi në kryeqytetin britanik kanë bërë që vogëlushi të mbajë këtë emër.
https://www.instagram.com/p/BN9ffPNAAg0/?taken-by=ledionl