Orgesa Zaimi është një nga ato artiste që nuk shquhet vetëm për zërin e saj, por edhe për stilin e saj shumë të veçantë.

Kush e ka parë Orgesën që në fillimet e saj, e kupton shumë mirë që kjo vajzë nuk do të rritet asnjeherë, si në pamje dhe në shpirtin prej fëmije që ajo ka. Sot këngëtarja na bëri ta nisnim ditën me shumë të qeshura nga disa video që ka shpërndarë në logarinë e saj në Instagram.

Advertisement

Me siguri të gjithë e mbani mend emisionin “Ethet e së Premtes”, nga ku kanë dalë artistë të mëdhenj që sot po bëjnë karrierë brenda dhe jashtë vendit. Por, përpos këtyre artistëve, Ethet i kujtojmë dhe për të qeshurat pafund që na dhuronin konkurrentë të ndryshëm ndër vite, nga rubrika “Blob”, e cila në atë kohë erdhi për herë të parë në Shqipëri.

Disa prej tyre na i ka rikthyer Orgesa këtë mëngjes ku në njërën prej tyre, ajo me humor i shkruan “E dashur kudo ku je tani, hajde këndojmë një këngë bashkë, të premtoj që nuk do kokolepsemi”. (Më poshtë mund të gjeni videot)

Shpresojmë që Orgesa ta gjej këtë vajzë! Po presim një bashkëpunim mes tyre…

E dashur kudo ku je tani, hajde kendojme nje kënge bashke, te premtoj qe nuk do kokolepsemi ?? ???

A post shared by Orgesa Zaimi (@orgesazaimi) on

orgesazaimi-2017-10-06T12-11-35+02-00