Një nga aktoret më të famshme të Hollywood-it tashmë është beqare.

Jennifer Lawrence, e cila prej një viti ishte në një lidhje me regjisorin e njohur Darren Aronofsky i ka dhënë fund lidhjes dhe për një arsye që nuk keni për ta besuar! Çifti ka patur një bashkëpunim të suksesshëm në filmin “Mother!” me regji të Aronofskyt ku Lawrence kishte rolin e protagonistes kryesore. Gjatë gjithë kohës ata janë përpjekur ta mbajnë sa më larg mediave lidhjen të cilën e deklaruan hapur vetëm gjatë premierës së filmit në shtator. Por pikërisht ky film ka qenë arsyeja përse lidhja e tyre mori fund.

Advertisement

Lawrence është shprehur se ndarja ka ardhur pasi Aronofsky fliste jashtëzakonisht shumë për filmin e arriti një pikë që ajo thjesht nuk po duronte dot më! Sa herë që ata ishin bashkë tema kryesore e bisedës ishte filmi “Mother!”

“Unë po bëja një detyrë të dyfishtë duke u përpjekur të isha një partnere mbështetëse, deri në një pikë sa mendova: A mund të jemi thjesht dy të dashur për atë zot dhe të mos mendojmë për filmin të paktën një sekondë? Ne ishim bashkë në turne, vija në hotel dhe gjëja e fundit për të cilën doja të flisja ishte “Mother!” ndërsa ai vinte dhe më thoshte që do të fliste vetëm për të. Mendova se kjo gjë nuk është e shëndetshme për marrëdhënien”,- u shpreh aktorja në një intervistë përt Variety’s Actors.

Jennifer dhe Darren filluan të dilni bashkë pas xhirimeve të filmit “Mother!” e mendohej se lidhja ishte serioze pasi pak javë më parë në dorën e aktores dallohej një unazë fejese. Megjithatë duket se gjithçka ka marrë fund.