Blendi Fevziu së shpejti në rrjetin më të madh të shërbimeve televizive në internet

Moderatori i mirënjohur Blendi Fevziu pritet të publikojë një emision ose dokumentar në rrjetin më të madh të shërbimeve televizive në internet, Netflix. Burime për “Xing.al” kanë pohuar se tema e emisionit ose dokumentarit nuk është bërë ende publike, por me shumë gjasë do e zbulojmë në ditët në vijim. Rikujtojmë se Fevziu prej shumë vitesh është prezantues i emisionit “Opinion”. Por çfarë është Netflix? Netflix është rrjeti më i madh i shërbimeve televizive në internet me mbi 70 milion përdorues nga 190 shtete të botës. Në këtë platformë mund të gjeni mbi 125 milion orë filma, seriale dhe dokumentarë. Anëtarët mund të shikojnë sa, kur dhe ku të duan programet e tyre të preferuar, mjafton një lidhje interneti.