Lana Del Rey dhe Cat Power sjellin këngën që i duhej ditës së sotme (Video)

Cat Power u rikthye pas gjashtë vitesh mungesë dhe këtë herë me ndihmën e mikes së saj, Lana Del Rey, sigurisht.

Pak orë më parë, Power publikoi “Woman” (Grua), një singëll i shkëputur nga albumi i fundit “Wanderer”.

Advertisement

Edhe pse Del Rey nuk është pjesë e klipit shoqërues, vokali i saj është po aq i fuqishëm sa vetë prezenca.

Madje ndërthurja e zërave të tyre e bën këngën kaq magjike, sa i shkon për shtat një dite si kjo e sotmja, edhe pse teksti flet për gruan, atë që mban fjalën e dhënë.