Ndahet nga jeta zonja e kinemasë italiane, Virna Lisi.
Aktorja është shuar mëngjesin e sotëm në Romë, në moshën 78 vjeccare, si pasojë e një sëmundjeje të pakurueshmë. I biri i aktores së mirënjohur, i cili ka shpërndarë lajmin, tha se Lisi është ndarë nga jeta qetësisht, në gjumë, ndërkohë që sëmundja e saj ishte zbuluar vetëm një muaj më parë.
E lindur në Ancona në 1936, Virna Pieralisi (emri i saj i vërtetë) ka fituar shumë ccmime për rolet e saj. Hapat e parë të karrierës aktorja i hodhi që në moshën 14 vjeccare, kur u zbulua nga këngëtari/aktori Giacomo Rondinella. Ndër rolet e saj mbahen mend “Luna nuova” (1955), “Lo scapolo” (1955) dhe “La donna del giorno”. Filmi i saj i parë në Hollywood ishte komedia “Come uccidere vostra moglie” në 1965.
Në prill të 2014-ës, pas 12 vitesh, ishte rikthyer në një skenë xhirimesh, duke marrë pjesë në komedinë “Latin Lover”.