OSHEE shpall vende pune vakante

Administratori i Përgjithshëm i OSHEE, Adrian Cela njoftoi para mediave shpalljen e vendeve vakante të pozicioneve të ndryshme pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

“I bëj thirrje të gjithë inxhinierëve, elektricistëve, specialistëve të mesëm e të lartë në fushën e energjisë elektrike të aplikojnë për tu bërë pjesë e strukturave të OSHEE. Për këtë qëllim, ne kemi vënë në funksion një portal special online përmes të cilit mund të bëhen aplikimet. Për çdo vend vakant kemi publikuar specifikimin e përshkrimit të detyrës që ofrohet dhe zonën, dhe çdokush që është i interesuar të jetë pjesë e ekipit të OSHEE, i përkushtuar, i ndershëm dhe i ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka pozicioni të aplikojë përmes faqes zyrtare www.oshee.al. (aplikimi kërkon si hap të parë regjistrimin online në zyrat e punës).

Advertisement