Lamtumirë TATU

Lena dhe Julia, të cilat për më shumë se dymbëdhjetë vjet kanë qënë marka e TATU, kanë vendosur të kenë karrierat e tyre solistike. "Është koha të shikojmë përpara. Ka ardhur koha t'i kushtojmë rëndësi projekteve tona personale",- tha Lena Katina, e cila formoi grupin me Julia Volkova në 1999 në Moskë. Pyetjes nëse mund t'i shohim sërish së bashku, ndoshta për një ngjarje të veçantë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira midis vajzave, Katina i eshtë pergjigjur: "Ndoshta në dhjetë vjet, ku i dihet. Në të ardhmen mund të themi: " Pse të mos bëjmë diçka së bashku përsëri?". Kjo mund të ndodhë, natyrisht, por tani nuk mund të them asgjë. Unë nuk kam asnjë iluzion që si soliste do të kem suksesin e TATU, por jam shumë e lumtur me këtë zgjedhje. Kjo është ajo që dua të bëj, dhe është e mjaftueshme për mua",- ka përfunduar Lena.

 

Advertisement