“Lajmëroni zjarrfikësit”- Ç’po kurdisin Ledri dhe Mozzik?

Kjo është periudha e projekteve dhe bashkëpunimeve të reja. Reperi Mozzik dhe Ledri sapo kanë bashkuar forcat dhe do vijnë së shpejti me një super projekt i cili po mbahet sekret nga dy artistët.

Në rrjet po qarkullon një foto e Ledrit dhe Mozzik, të veshur me rroba zjarrëfikësi. Ende s’është zbuluar asgjë për titullin dhe për ditën se kur do publikohet po ne mezi po e presim!

Advertisement

Kujtojmë se dy artistët po planifikojnë edhe projekte të tjera. Mozzik ka paralajmëruar një projekt me Ghetoo Geasy ndërsa Ledri po publikon këngët e albumit të ri.