Avril Lavigne i preokupoi të gjithë fansat kur lajmëroi se kishte probleme shëndetësore që më mirë të mos i tregonte. Fatmirësisht tani mund të flasim për gjëra më të gëzueshme. Kantautorja ka publikuar një pjesëz nga videoklipi i ri ”Give You What You Like“ dhe duket më në formë se kurrë. Kjo këngë është pjesë e kolonës zanore të filmit “Babysitter’s Black Book“ që do të fillojë transmetimin më 21 Shkurt në një kanal televiziv amerikan. Kënga është publikuar në 2013-ën si pjesë e albumit të saj të pestë dhe videoja mendohet se do të publikohet këtë javë.

Advertisement