Vër bashkë dy emra si Kylie Minogue dhe Giorgio Moroder. Rezultati? Një bashkëpunim i tillë nuk mundet veçse të jetë një bombë e vërtetë dhe këtë e tregon më së miri edhe videoklipi i ”Right Here, Right Now“. Ky është singëlli i parë i albumit “74 Is the New 24“  të Moroder që do të publikohet në pranverë. Të dy artistët janë në formë të shkëlqyer dhe Kylie është protagonistja e vërtetë e klipit. Në këtë pikë presim me kureshtje publikimin e albumit të plotë të Moroder, pasi pjesë e tij janë edhe artiste si Britney Spears, Charli XCX dhe SIA. Aspak keq në këtë rikthim Giorgio!

Advertisement