Këngëtarja e famshme po përgatitet për një “Bad Romance” së shpejti. Sipas TMZ, Gaga dhe (ish) i fejuari i saj Taylor Kinney tashmë kanë hequr unazat e fejesës dhe kanë humbur çdo kontakt me njëri-tjetrin. Kjo pasi Gaga është parë vazhdimisht pa unazën e saj të fejesës, të cilën e kishte marrë si dhuratë nga Taylor në 2015-n. Asgjë nuk është bërë e ditur, as nga këngëtarja e as nga aktori, por dimë që Gaga ka fshirë nga Instagram-i çdo foto të saj dhe Kinney- t.