Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur vetëm disa minuta më parë në qytetin e Korçës.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit ku janë përlasur 3 automjete mes tyre dy makinat eskortë të Kryeministrit Rama. Sipas “Balkanweb”, si pasojë e aksidentit kanë mbetur disa persona të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spital.

Advertisement

Pritet të dalin të tjera informacione nga policia që sigurisht ka mbërritur në vendngjarje në kohë rekord.