Ka punuar fort nëpër vende të ndryshme të botës, pasi ka qenë duke realizuar turin e saj të radhës, por në fundjavë ajo ka vendosur t’i kushtojë kohë vetes së saj.
29-vjeçarja Lady Gaga është parë në Bahamas mes miqve, duke dëfryer pafund. E veshur me bikini shumëngjyrëshe ajo ka treguar format trupore, ku kanë rënë në sy dhe tatuazhet e shumta që ka në trup.
Më tej ajo nuk ka mundur të mos komentojë mbi shtimin në peshë, duke hedhur poshtë fjalët se nuk është shtatzënë. Ajo u shpreh se nuk jam kujdesur sëfundmi për të mbajtur trupin në formë, por kjo nuk do të thotë që jam shtatzënë.