Lady Gaga ka kërkuar falje publike se ka bashkëpunuar me këngëtarin e RnB R Kelly, ndërsa u zotua se do të largojë nga kanalet muzikore në internet duetin e tyre të përbashkët ‘ Do what you want’.
Reagimi i saj vjen pas publikimit të dokumentarit kushtuar këngëtarit R Kelly, në të cilin pasqyrohen akuzat për abuzim seksual me vajza të mitura për dekada me radhë.
Gaga tha se storia për R Kellyn është tmerruese duke thënë se është përkrah këtyre femrave 1000 përqind.
R Kelly në anën tjetër po vazhdon të mohojë këto akuza, ndërsa avokati i tij e quajti dokumentarin si një ‘raund tjetër storiesh, për plotësimin e kohës televizive’, shkruan BBC.
Por autori i filmit dokumentar Dream Hampton tha se filmi përshkruan se si Kelly kishte “ndërtuar një ekosistem të grabitjes ” pas tri dekadash ‘ duke shenjëstruar vajza e gra të pambrojtura’.
Lady Gaga e cila është e zëshme për viktimat e abuzimit seksual, ka thyer heshtjen më 10 janar ku ka postuar një deklaratë të gjatë në mediat sociale:
Unë qëndroj 1000 përqind pranë këtyre grave, ua besoj se po vuajnë një dhimbje të fortë. Jam e bindur se zërat e tyre duhet të dëgjohen dhe të merren seriozisht. Si një viktimë e sulmit seksual, kam bërë edhe këngën edhe videon në një moment të errët të jetës sime. Qëllimi im ishte që të krijoj diçka jashtëzakonisht sfiduese dhe provokuese sepse isha i zemëruar dhe ende nuk e kisha përpunuar traumën që kishte ndodhur në jetën time. Kënga quhet”Bëj çfarë të duash (me trupin tim), mendoj se është e qartë se sa eksplicit e i shtrembëruar ishte mendimi im në atë kohë. Nëse do të kthehesha dhe do të flisja me vetën time më të vogël, do t’i thosha të kalonte nëpër terapi që nga ajo kohë, në mënyrë që ta kuptoja gjendjen e hutuar post traumatike në të cilën isha – ose nëse terapia nuk do të ishte e mundur, atëherë do të flisja më këdo për situatën time sa më hapur. Tani më vjen keq si për gjykimin tim të dobët kur isha e re dhe për atë se pse nuk kam folur më herët.
Gaga nuk është e vetmja këngëtare që distancohet nga R Kelly. Chance Rapper përmes një deklarate të dielën ka kërkuar falje për bashkëpunimin me këngëtarin në vitin 2015 për këngën ‘Somewhere in Paradise’