Lady Gaga – Stuck On Fuckin’ You

Kënga është pak ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë së fundmi nga Miss Germanotta, por gjithsesi është shumë e këndshme. Ajo që duhet të dini është se kjo këngë është shkruar në autobuzin e saj të turneut pas një koncerti MONSTER BALL në Minnesota. Vokali i këngës është regjstruar me një herë të vetme. Kjo këngë siç është shkruar edhe nga vetë artistja është një nga materialet e papublikuara të BORN THIS WAY. Është publikuar në datën 25 Dhjetor si një dhuratë për të gjithë fansat e artistes. Pothuajse më tepër se gjysma e këngës ështe improvizim i Lady Gaga-s në moment. Nëse ju pëlqen apo jo gjykojeni vetë. Ja tek e keni këngën. 

 

Advertisement