Lady Gaga sapo bëri një tatuazh gjigand në shpinë inspiruar nga filmi ‘A Star Is Born’

‘Shën Valentini’ i Lady Gaga-s ishte pak ndryshe nga të tjerët. Ajo dhe aktori Bradley Cooper, si protagonistë të filmit ‘A Star Is Born’, kanë marrë pjesë në shumë evente dhe janë nderuar me shumë çmime për rolin e tyre. Mesa duket, filmi e ka inspiruar Gaga-n, pasi këtë ditë të shënuar ajo ka bërë një tatuazh gjigand në shpinën e saj. “Gëzuar ‘Shën Valentinin’. Një dolli për tatuazhin ‘la vie en rose’ nga @winterstone. Shtylla ime kurrizore tashmë është një trëndafil”, ka shkruar Gaga në foton e saj të fundit, teksa tregon tatuazhin gjigand. Ky tatuazh i dedikohet këngës “La vie en rose”, të cilën këngëtarja e ka kënduar në film. Megjithatë, ajo ka vendosur që të bëjë dhe një tatuazh tjetër minimalist, që gjithashtu ka lidhje me pasionin e saj, muzikën.

lady20gaga20new20tattoo

Advertisement

/Who/