Lady Gaga pozon topless

Lady Gaga ka postuar për të gjithë fansat e saj një foto ku shfaqet topless… por mos u gëzoni para kohe sepse ka një kleckë.
Ajo është siguruar që asgjë mos të duket, duke u mbuluar me ndihmën e qenit të saj të dashur, Koji.
Gaga në foto duket e veshur me geta rrjetë dhe mbathje të zeza teksa qëndron me sytë mbyllur.
Anëtari më i ri i familjes, Koji, ka zënë shumë vend në Instagram-in e këngëtares 29 vjecare kohët e fundit.
Më parë ajo kishte postuar një tjetër foto ku Koji dukej i trishtuar, duke sqaruar se qeni ishte mërzitur pasi i mungonte motra e tij Asia.
Tashmë Gaga shihet kudo me Koji-n.
Por dhe qeni tjetër i Gaga-s, bulldog francez me emrin Asia, nuk po mbetet pas. Menjëherë sapo ajo i hapi një profil në Instagram, Asia u bë me plot 15 mijë ndjekës.

Advertisement