Lady Gaga hedh poshtë fjalët për lidhje, reagon për herë të parë pas performancës me Bradley Cooper

Friday, December 5, 2025

Pas performancës së Lady Gaga dhe Bradley Cooper në ndarjen e çmimeve ‘Oscar’ të gjithë fansat mendojnë se mes tyre ka shumë kimi. Ata thonë se personazhet e njohur kanë nisur një lidhje të re, por Lady ka vendosur t’ju jap fund njëherë e mirë fjalëve. Në postimin e saj më të fundit në ‘Instagram’, Lady Gaga e ka quajtur Bradley si mikun e saj më të mirë.

“Asgjë nuk do të ishte më speciale, sesa ndarja e këtij momenti në ‘Oscar’ me një mik të vërtetë dhe një artist gjeni”, – ka shkruar këngëtarja. Megjithatë fansat vazhdojnë të mendojnë se kjo është thjesht një mënyrë për të fshehur lidhjen mes njëri-tjetrit. Në njërën nga fotot e publikuara Lady shihet duke mbështetur kokën në shpatullat e aktorit, ndërkohë që ai që mbante dorën rreth belit të saj. Kujtojmë se pak ditë më parë, Lady Gaga i dha fund edhe marrëdhënies së saj me të fejuarin Christiano Carino.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -