Disa kritikë besojnë se performanca e Lady Gaga në “House of Gucci” është e denjë për çmime. Edhe pse ka pasur komente të ndryshme për performancën e saj, aktorja ka fituar çmimin e parë për rolin e Patrizia Reggiani, e cila punësoi një vrasës me pagesë për të vrarë ish-burrin e saj, Maurizio Gucci, në vitin 1995. Rrethi i Kritikëve të Filmit në Nju Jork njoftoi se e kishte shpallur Gaga-n “Aktorja më e mirë” së bashku me fituesit e tjerë të çmimeve. Fitorja e Gaga-s ishte e vetmja që filmi mori.
Performanca e artistes është kritikuar dhe lavdëruar gjerësisht.