Lady Gaga do të bëjë histori!

Dy nga artistët më të mirë dhe më të veçantë të momentit kanë planifikuar që të bëjnë një turne në Amerikë nga fundi i vitit. “Nuk mund të jap më tepër detaje, por do të jetë një nga momentet më të rëndësishme të muzikës. Unë e adhuroj Kanye-n. Kemi një marrëdhënie shumë krijuese me njëri-tjetrin. Ai është shumë i ëmbël. Nuk mund të them mjaftueshëm gjëra të mira për të. Është brilant”,- ka thënë Gaga për The Sun.

Advertisement