Një nga aktivistët e Lëvizjes LBGT në vendin tonë, Kristi Pinderi ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme se një nga yjet e Hollywood-it, Lady Gaga ka dhuruar rroba për “Strehën”, organizata LBGT në vendin tonë.

Këtë e ka bërë të ditur me një status në profilin e tij në Facebook, ku shkruan: “Lady Gaga ka dhuruar disa rroba për ‘Streha’ në Shqipëri. Më shumë informacione dhe foto do të vijnë. Faleminderit shumë Albert Kennedy Trust”.

Advertisement

Lady Gaga është një nga aktivistet më të njohura në botë përsa i përket çështjeve që prekin komunitetet homoseksuale në glob dhe nuk është çudi nëse ajo ka bërë një gjest kaq human për komunitetin LGBT në vendin tonë.