Lady Gaga bën tattoo në nder të David Bowie

Lady Gaga do të performojë në spektaklin e ndarjes së cmimeve Grammy një tribut 8 minutësh për të ndjerin David Bowie.
Por 29-vjecarja nuk ka zgjedhur vetëm këtë mënyrë për të nderuar këngëtarin që u nda nga jeta një muaj më parë.
Gaga ka ndarë me fansat e saj një foto ku shfaqet duke bërë një tatuazh të ri, pikërisht fytyrën e Bowie.
Tatuazhi është punuar nga Mark Mahoney dhe është një rikrijim i kopertinës së albumit “Aladdin Sane”.
Në një video të postuar gjatë punimit të tatuazhit, Gaga shkruan: “Ky është imazhi që më ka ndryshuar jetën”.

Advertisement