Lady Gaga bëhet nuse për CR Fashion Book

Ja tek vjen nusja!

Lady Gaga ndërkohë që planifikon dasmën e saj me Taylor Kinney, ka zgjedhur të pozojë veshur me fustane nusesh për CR Fashion Book.

Këngëtarja ndërkaq ka zgjedhur mos të japë detaje lidhur me parapërgatitjet për ceremoninë, por lidhur me marrëdhënien me të fejuarin e saj ka thënë se muzika i ndihmon të komunikojnë.

34-vjecari Kinney, i propozoi 29-vjecares në ditën e Shën Valentinit me një diamant 15 karat më formë zemre.