Kylie Minogue – All the lovers

Ky singëll i paraprin daljes së albumit të ri të këngëtares APHRODITE që do të dalë nëpër dyqanet muzikorë më 6 korrik. “Kjo ishte një ndër këngët e fundit që u shkruan për albumin. Ndërsa regjistroja e dija se ALL THE LOVERS do të ishte singëlli i parë, pasi përfaqëson në mënyrë perfekte alegrinë dhe atmosferën e albumit. Është një këngë që të rrënqeth, ndaj jam kurioze nëse edhe publiku ka të njëjtën ndjesi”,- ka thënë Kylie Minogue. Singëlli duket sikur i rikthehet origjinave të këngëtares, mban firmën e producentit Stuart Price që ka prodhuar këngë edhe për artistë si Madonna, Pet Shop Boys, Missy Elliot, The Killers, Gwen Stefani, Starsailor dhe Seal.
Advertisement