Kylie Jenner së shpejti me një linjë Makeup-i

Pas suksesit që korri me linjën e saj të buzëkuqëve, Kylie Jenner duket se do të përfshihet edhe më shumë në biznes.
Kylie do të ketë shumë më shumë për të shitur në 2016-ën. Ajo ka thënë për fansat se dëshiron që vitin e ardhshëm të lancojë linjën e saj të kozmetikeve.
Duket qartë se fansat e 18-vjecares janë të gatshëm të blejnë cdo produkt të krijuar prej saj. Kujtojmë se “Kylie Lip Kit” u shit plotësisht vetëm brenda pak sekondave nga hedhja në treg.

Advertisement