Kylie Jenner publikon fotot me shoqen e saj të ngushtë për Shën Valentin dhe fansat kanë shumë pikëpyetje…

Kylie Jenner e festoi Shën Valentin-in së bashku me shoqen e saj të ngushtë Stassie Karanikolaou.

Këtë gjë e bërit të ditur vetë miliarderja, duke publikuar disa foto në Instagram, në njërën prej të cilave shfaqet edhe duke shkëmbyer një puthje në buzë me Stassie-n.

Advertisement

“Përgjithmonë Shën Valentin”, thuhet në mbishkrimin e fotos, duke i lënë fansat me shumë pikëpyetje.

Në seksionin e komenteve, disa fansa pyetën nëse dyshja ishte në të vërtetë duke u takuar pas ndarjes së Kylie nga Travis Scott, me të cilin ajo ka dy fëmijë.

“Kur do ta pranojë Kylie?”, “Është ky konfirmim?”, “Zemër, nëse nuk je homoseksuale të paktën dil si biseksuale! Sepse provat janë të gjitha aty”, janë vetëm disa prej komenteve.

Kjo nuk është hera e parë që Kylie dhe shoqja e saj e ngushtë komentohen nga fansat si një çift. Edhe më herët në videot që kanë ndarë së bashku, fansat ishin të shpejtë për të aluduar rreth marrëdhënies së tyre.

Megjithatë, Stassie është shoqëruar edhe me dikë tjetër në Ditën e Shën Valentinit: muzikantin e TikTok-ut, JXDN, 22 vjeç, (emri i vërtetë: Jaden Hossler) i cili më parë ishte në lidhje me shoqen e saj TikToker-en, Nessa Barrett, 20 vjeç.