Kylie Jenner pranon se i ka buzët e fryra artificialisht

Kylie Jenner më në fund ka pranuar atë që të gjithë dyshonin.
Në episodin më të ri të “Keeping Up With the Kardashians”, Kylie pranon “I kam buzët me mbushje të përkohshme. është dicka për të cilën unë ndihem e pasigurtë dhe prandaj e kam bërë.”
“Kam dashur ta pranoj publikisht që në fillim, por njerëzit gjithnjë më gjykojnë. Kjo ka qenë arsyeja që nuk kam treguar, por as nuk kam gënjyer.”
Në klipin e reality show, Kylie i drejtohet motrës së saj më të madhe, Khloe Kardashian, pasi përballet me gazetarët.
“Sa nuk më pushoi zemra”, thotë ajo.
“Të pyetën për buzët?”, pyet Khloe.
“Po”, i përgjigjet 17 vjecarja. “Më kërkuan të them se si ndihem rreth thashethemeve për buzët e mija dhe unë nuk u përgjigja”.
Më pas klipi vijon me Khloe e cila thotë përballë kamerave se “Kylie ka vendosur të fryjë buzët por nuk mendoj se ka ndonjë gjë të keqe. Megjithatë mendoj se nëse ke bërë dicka duhet ta pranosh atë. Nëse i shmangesh pyetjes, në fund do të dukesh si gënjeshtare.”
Më parë Kylie kishte këmbëngulur duke thënë se buzët e saj ishin natyrale por dukeshin më të fryra pasi ajo dinte si të bënte makeup-in.
Cështja shkoi aq larg sa që të rinjtë nisën një sfidë në rrjete sociale të quajtur “#kyliejennerchallenge”, sipas së cilës ata përpiqeshin të frynin buzët duke përdorur shishe ose gota të vogla.
Nëse kërkoni për rezultatet e kësaj sfide do të shikoni shumë të rinj me buzë të nxira.

Advertisement