Kylie Jenner ndonjëherë e urren jetën e saj

Motrat Kardashian-Jenner po e përballojnë në mënyra të ndryshme lajmin se babai i tyre, Bruce Jenner, do të ndryshojë gjini.
Gjatë puntatës së të dielës të “Keeping Up with the Kardashians”, Bruce shfaq shqetësimin se vajza e tij më e vogël, Kylie, ka krijuar një distancë në marrëdhënien e tyre.
Ndërkohë vetë Kylie shpjegon se nuk ndihet gati që të flasë për ndjenjat e veta.
“Ndonjëherë ndihem sikur e urrej jetën time”, ka thënë 17 vjecarja.
“Motrat përpiqen shumë që unë të flas dhe të tregoj për ndjenjat e mia, por unë nuk dua. Njerëzit përballen në mënyra të ndryshme me gjërat.”

Advertisement