Kylie dhe Tyga ndahen sërish

Kylie Jenner dhe Tyga janë ndarë sërish.
Një burim i afërt i ciftit e ka konfirmuar lajmin për US ëeekly, duke sqaruar se ata janë ndarë që në fillim të këtij muaji. Madje burimi sqaron se mes cifti aktualisht nuk ka asnjë lloj komunikimi.
Megjithatë nuk është e thënë që kjo të jetë dicka përfundimtare.
“Ata zihen dhe pajtohen shumë shpesh. Ajo nuk ka dashur të thotë që janë ndarë sepse jo gjithmonë ka qenë kështu. Të dy e kan kaluar edhe më parë këtë situatë dhe sërish janë kthyer bashkë.”
Cifti është ndarë edhe më parë, në Nëntor 2015, në ditëlindjen e 26-të të Tyga-s.
Në atë kohë Kylie i fshiu të gjitha postimet në rrjete sociale që kishin lidhje me rreperin, por pa kaluar shumë kohë ajo ka treguar nëpërmjet Snapchat-it se ishte rikthyer më Tyga-n.

Advertisement