Mesa duket surprizat e programeve të reja në televizionet më të mëdha nuk përfundojnë me fillimin e sezonit të ri televiziv.

Nëpërmjet një dokumentari në “ABC News”, themeluesi i “TV Klan”, Aleksandër Frangaj ka njoftuar nisjen e një programi shumë të veçantë që do të titullohet “The farm”. Ky program do të transmetohet në “Klan” dhe do të jetë në formën e një “Reality Show”, ku do të marrin pjesë 12 persona, të cilët do të jetojnë në një fermë.

Advertisement

Konkurrentët duhet të sillen si fermerë, të mjelin lopët, të rrisin pulat, të mbjellin fruta e perime etj. Një nga versionet më të njohura të këtij reality show është ai ku marrin pjesë personazhe të njohur.

“The farm” aktualisht po transmetohet në Brazil, Bullgari, Norvegji, Sllovaki dhe Slloveni.