Ky i famshëm sapo iu bashkua Instagramit dhe u bë personi i parë që ndjek Beyonce

JAY-Z tashmë ka një llogari zyrtare në Instagram. Llogaria e tij tashmë është verifikuar dhe ka grumbulluar në kohën që flasim mbi 1.9 milionë ndjekës. Ndërsa ai po ndjek vetëm një person – gruan e tij.Mirëpo, edhe Beyonce sapo bëri “follow-in” e parë nga llogaria e saj zyrtare. Edhe pse ka 216 milionë ndjekës, këngëtarja e famshme nuk ndiqte askënd mbrapsht. Asnjë koleg apo familjar. Duket se follow-in e parë dhe (të vetëm) e ka ruajtur për bashkëshortin.

Advertisement

JAY-Z iu bashkua Instagramit të martën, duke përgatitur fansat për publikimin e projektit të tij të fundit. Ai ndau një foto të posterit të filmit “The Harder They Fall”, ku është bashkëproducent.