Pas një vizite në pazarin e ri dhe prezantimin me produktet shqiptare, Eric Duquenne, që për 14 vite i gatoi tre presidentëve francez, Jascques Chirac, Nicolas Sarkozy dhe së fundmi François Hollande, perimet vendase i duken shumë të shijshme e veçanërisht preshi.

Eric Duquenne: Një nga produktet më të shijshme që kam gjetur këtu është preshi. Ka një shije shumë të veçantë. Kam zbuluar edhe disa gatime tejet interesante,siç është pispilia që gatuhet me presh, djathë e miell misri, shumë e shijshme. Në kuzhinën franceze ne nuk e përdorim.

Advertisement

Në Tiranë, shefi i kuzhinës se Elyssie, pallatit francez presidencial, ndodhet për të sjellë eksperiencën e tij, e veçanërisht në përgatitjen e peshkut. Por kur i duhet të flasë për shijet personale të presidentëve francezë, Eric, është i rezervuar në informacion.

Eric Duquenne: Të gatuash për një president do të thotë të krijosh çdo ditë, nuk mund të them kush ishte më tekanjozi, por mund tu zbuloj se ish presidenti Nicolas Sarkozy, donte të kishte në çdo vakt një pjatë me çokollatë, ndërsa Hollande, frutat.

Ashtu si në Tiranë, njëherësh në disa vende të botës, mjeshtëra të kuzhinës franceze, çojnë shijen e tyre në gastronomi dhe gatuajnë pjata për një publik të caktuar.