Kush nuk do të donte një “Sex and the City 3”?!

Nuk mendoni të gjithë se ka ardhur koha për filmin e tretë “Sex and the City”?!

“Të tëra do të donim një film tjetër” ka thënë Kristin Davis në pritjen e Vanity Fair.
Në Tetor, ajo dhe Sarah Jessica Parker kishin shkruar në Twitter diçka që të linte të kuptoje se xhirimet do të nisnin shumë shpejt.
Atëherë Davis postoi një foto me SJP ku shkruante “më ka marrë malli!”
Përgjigjia e Parker ishte “edhe mua. E more vesh lajmin?”
Më pas Davis shkruante sërish: “Pooo… Por kam frikë se mos gëzohem para kohe. Më thuaj ti se kur do të jetë momenti për të festuar.”
Çfarë të kuptonim nga ky bashkëbisedim?
“Ndonjëherë na pushton një si ndjenjë nostalgjie. Nuk është diçka që mund të shpjegohet. Nisim ti shkruajmë njëra-tjetrës dhe kur shohim se çdo gjë bëhet lajm themi me vete “oh mos”.”
Për momentin Davis po promovon filmin e saj dokumentar “Gardeners of Eden”.

Advertisement