Miqtë i duam shumë, por ka raste që thuajse na cmendin, vecanërisht kur vjen puna tek rrjetet sociale.
Këto janë 13 lloje personash që shpesh herë bëhen të padurueshëm në Facebook.
1. Mjeshtri i quiz-eve: janë ata persona që nuk lodhen kurrë duke plotësuar cdo quiz dhe test që shfaqet në FB.
2. Ata që rikujtojnë fotot e shëmtuara: Ku e gjetën një foto aq të shëmtuar, dhe përse më bënë tag?
3. Promovuesi: reklamon cdo lloj feste dhe aktiviteti.
4. Ciftet që reklamohen: ok, të tërë e kemi marrë vesh që jeni të lidhur dhe duheni.
5. Kundërshtuesi politik: nuk bie dakort për asgjë.
6. Detajistët: ndajnë cdo gjë që lidhet me jetën e tyre dhe ato që u ndodhin… në detaj.
7. Ata që shkruajnë statuse të gjata: dhe ne sërish i lexojmë.
8. Hashtag-isti: ka nevojë të përdoret hashtag në cdo fjalë?!
9. Njohjet e reja: ata që kërkojnë miqësi të reja. Mos njihemi gjë?
10. Mamaja: në cdo foto të komplimenton se sa i/e bukur je.
11. I cuditshme: është ai personi që gjithnjë flet cuditshëm, krijon situata të cuditshme dhe të thërret me pseudonime të cuditshme.
12. Filozofi: të gjithë e njohim një të tillë.
13. I fiksuari me selfie: mjaft me këtë trend!