Filmi ka në qendër disa fëmijë të cilët janë zhdukur në mënyrë të çuditshme. Sipas një legjende është pikërisht një burrë që i rrëmben ata dhe i çon kush e di se ku… Një mbrëmje, infermierja Julia (interpretruar nga Biel), zgjohet dhe vrapon drejt dhomës së të birit i cili nuk gjendet aty, ndërkohë në korridorin e shtëpisë së saj sheh hijen e dikujt bashkë me të birin. Gjatë ndjekjes ajo rrezikon gjithçka duke mos marrë parasysh asgjë. Julia bashkëpunon me togerin Dodd (interpretuar nga Stephen Mchattie) dhe nga sherifi i qytetit. Pyetja që ngrihet gjatë gjithë filmit është: Cili është burri i gjatë dhe ç’bën me fëmijët që rrëmben? Filmi shumë shpejt do të shfaqet nëpër kinematë europiane. Urojmë në të njëjtën kohë dhe në Shqipëri!