Tiranë | Arrestohet në flagrancë Kryekomisar Nikolin Thana

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Leonard Olli deklaroi se “së bashku me Kryekomisar Thanën, janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe Jetnor Hysenllari, punonjës i komunës Voskopojë, Arben Hasanllari, punonjës i policisë së komunës Voskopojë, si edhe shtetasi Hysni Myrtollari të cilët në këmbim të favoreve për të njëjtën çëshjte përfituan si mitmarrje shuma të ndryshme lekësh”. Ai sqaroi se “prej disa kohësh, pas sinjalizimeve për afera korruptive, SHKB, kishte filluar hetimet, ndasj shtetasve të sipërpërmendur, të cilat sot u finalizuan me arrestimin e tyre. Materialet hetimore në ngarkim të tyre, do t’i dërgohen në vijim prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë”.  

Advertisement