Një studim i fundit në “Mekën” e teknologjisë konfirmoi atë që përflitet prej kohësh; bota hi-tech është mashkullore.

Sipas këtij studimi të kryer në Silicon Valley, femrat përbëjnë vetëm 10 përqind të personelit të angazhuar në punën kërkimore dhe ndërtimit të produkteve hi-tech, që nga pajisjet, programimet dhe deri tek sistemet. Situata bëhet akoma më alarmante sa i përket hendekut të gjinisë në këtë fushë nga rezultatet e dalë nga testimi i disa të rinjve, ku vetëm 9.8 përqind e femrave arritën që të sigurojnë pikët maksimale në shkencat kompjuterike.

Advertisement

Analistët në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë thonë se ky është një handikap që trashëgohet nga shkolla fillore dhe propozojnë ndryshimin e programeve mësimore për të nxitur më shumë vajzat drejt botës hi-tech.