Duket se shumë shpejt do të kemi një dasëm mbretërore pasi mbesa e princeshë Dianës, Lady Kitty Spencer është fejuar me miliarderin Michael Lewis.
29-vjeçarja nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por burime për Daily Mail bëjnë me dije se Lewis i propozoi pak ditë para Krishtlindjes.
“Michael i propozoi Kitty-t para Krishtlindjes. Ajo ka qenë në Cape Town për pushime dhe i tha nënës së saj dhe pjesës tjetër të familjes. Michael e duan të gjithë. Pavarësisht pasurisë së tij, ai është shumë i i thjeshtë”, tha burimi.
Por kush është Michael Lewis, miliarderi që i rrëmbeu zemrën mbesës së Lady Diana-s?
Ai është nga Afrika e Jugut dhe është 61 vjeç, pra 32 vjet më i madh se Kitty ose 5 vite më i madh se babai i saj Earl Spencer.
Sipas Vogue Australia, ai është kreu i markës së modës “Foschini” dhe vlen më shumë se 150 milionë dollarë. AI është i divorcuar dhe ka tre fëmijë të rritur që kanë thuajse moshën e të dashurës së tij.
Kitty dhe Michael konfirmuan dashurinë në maj të vitit të shkuar kur u fotografuan teksa ecnin në New York por u panë gjithashtu duke u puthur në St Tropez në gusht.
Aktualisht çifti ndodhet në Cape Town ku po shijon dashurinë para kurorëzimit.
/Opinion.al