Me siguri teksa keni qenë duke lundruar në Instagram, këto foto ua ka kapur syri, ndoshta jeni ndër ata miliona persona që i kanë pëlqyer.
“Daily Mail” sjell listën e personazheve me më shumë postime në Instagram.
Kush e kryeson listën e më të pëlqyerve?
Selena Gomez mban vendin e parë me më shumë foto të pëlqyera, plot 5 të tilla. Ndër më të pëlqyerat është fotoja me 10.4M pëlqime që ajo publikoi pas transplantit të veshkës, si pasojë e sëmundjes së Lupusit. Realizimin e të cilit e bëri të mundur shoqja e saj Francia Raisa. Krahas postimit të fotos, Selena i dedikon mikes së saj një shkrim të shkurtër ku i shpreh mirënjohjen. Po ashtu fotoja që ajo publikoi për datëlindjen e saj të 25-të është mjaft e pëlqyer (7M pëlqime). Nuk mundet kurrsesi t’i shpëtonin vëmendjes së fansave fotot e shpeshta me “The Weeknd”, që se fundmi nuk është më në një lidhje me këngëtaren e njohur.
Beyonce po ashtu ka pasur miliona pëlqime në fotot që publikoi për të shpallur lajmin e shtatzënisë dhe foton pas lindjes kur publikoi emrat e binjakëve, me plot 11 milion pëlqime.
S’mund t’i mungonte kësaj liste Cristiano Ronaldo, fotot më të pëlqyera të të cilit nuk lidhen me sportin, por me familjen e tij. Për këtë vit lajmi më i rëndësishëm nga Ronaldo ka qenë ardhja në jetë e dy binjakëve (foto e cila mori 11.1M pëlqime). Sigurisht që shumë shpejt u kthye edhe në më të pëlqyerin.